Një intervistë jo e zakonshme, por interesante për ndjekësit e “Open-TV” me ish-deputetin e PPD-së Ismet Ramadani, si ish-futbollist i KF Shkëndija Haraçinë 77.
Ai tregon se si në vitin 1977 së bashku me kryetarin e dikurshëm të rinisë, Murat Ajdini dhe aktivistë të tjerë kishin themeluar me shumë peripeci, (për shkak të kushteve të vështira), KF Shkëndija, e që për palën kundërshtare ishte e papranueshme.
Sipas tij, Shkëndija ka qenë reflektim kombëtar.
Mes tjerash, ai rrëfen se si duke luajtur për Shkëndijën e kishte thyer këmbën, duke qenë si profesor në shkollën “Zef Lush Marku”.
