Volejboll – “Silver European League”, Shqipëria befason Maqedoninë midis Shkupit

Kombëtarja shqiptare e volejbollit ka arritur të marrë një fitore befasuese në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të “Silver European League”, njofton “infOSport.mk”.

Shqipëria e drejtuar nga Jani Melka triumfoi 1-3 me sete kundër Maqedonisë së Veriut  (23-25, 25-20, 17-25, 22-25), me të cilën së fundmi kishte bërë edhe disa ndeshje miqësore.

Ishte kjo fitorja e parë e kombëtares kuqezi, pas dy humbjeve ndaj Rumanisë (3:0) dhe Bosnje Hercegovinës (3:2), me të cilën tashmë mbeten në garë për një vend në “Final 4”

“Kuqezinjtë” që në fillim treguan se objektivi i vetëm ishte fitorja dhe setin e parë në palestrën “Boris Trajkovski” e morën me rezultatin 25-23.

Maqedonia reagoi në setin e dytë, të cilën e fitoi me rezultatin 25-20, duke barazuar rezultatin në 1:1.

Shqipëria ndryshoi marsh sërish në setin e tretë dhe me një Anton Qafarena në formë fantastike, Maqedonia e Veriut u dorëzua me rezultatin 17-25 në setin e tretë.

Betejë e fortë më pas, por vendasit u përballën me një Shqipëri mjaft të motivuar për të fituar. Me rezultatin 25-22 “kuqezinjtë” i mbyllën llogaritë, duke marrë setin dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1.

Këto dy kombëtare do të takohen bashkë sërish vetëm pas 3 ditëve, këtë herë në Tiranë. Ky grup është mjaft interesant, pasi për momentin të 4 kombëtaret kanë nga një fitore, me Maqedoninë që deri në fund përveç me Shqipërinë në transfertë, do të luaj edhe kundër Rumanisë në Shkup (08.06) si dhe kundër Bosnje e Hercegovinës në transfertë.

Në anën tjetër të përzgjedhurit e seleksionuesit shqiptarë, Jani Melka, përveç Maqedonisë, me datë 8 qershor si vendas do të mirëpresin edhe Bosnje e Hercegovinën, që në xhiron e fundit me 12 qershor të jenë mysafir të Rumanisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply