Infosport.mk mëson detajet e kontratës së Cake te Akhmat Grozny! Ja sa të holla ka përfituar Shkëndija

Klisman Cake prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës ruse të Akhmat Grozny. Qendërmbrojtësi shqiptarë, i është bashkuar menjëherë skuadrës së tij të re në përgatitjet në Belek të Turqisë, aty ku Akhmat Grozny po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit 2025/26 në elitën e futbollit rus.

Cake ishte ndër futbollistët më të shtrenjtë të kampionatit tonë, vlera e të cilit sipas “transfermarkt” kapte shifrën e 700 mijë eurove.

Pavarësisht pretendimeve të drejtuesve të Shkëndijës për të përfituar maksimumin nga shitja e Cakes, “infOSport.mk”, mëson se në fund ata kanë pranuar shifrën e 400 mijë eurove, për të lënë të lirë Caken, i cili pas titullit kampion, verën e kaluar ai ishte lojtar i lirë dhe kishte mundësi të largohej pa asnjë përfitim për klubin, por zgjodhi të rinovojë edhe për një sezon tjetër, duke dhënë fillimisht kontribut të rëndësishëm në suksesin historik evropian të Shkëndijës, ndërsa së fundmi duke i sjellë edhe përfitime financiare klubit që i dha hapësirën dhe besimin.

Nëse këtu fusim edhe shumë e përfituar nga garat europiane të sivjetshme të Shkëndijës, që kap vlerën e gati 6 milion eurove, mund të thuhet se Shkëndija është klubi me buxhetin më të lartë për momentin në futbollin vendor.

Ndryshe, Cake, i cili pjesë e Shkëndijës ishte që nga janari i vitit 2022, me Akhmat Grozny ka firmosur një kontratë për tre vite e gjysmë, pra deri qershorin e vitit 2029.

Kujtojmë, Cake para se të transferohej te Shkëndija, në futbollin tonë vendor kishte luajtur edhe me skuadrën e Struga Trim Lum, ndërsa në Shqipëri kishte qenë pjesë e KF Tiranës. (infOSport.mk)

Leave a Reply