Çështja Çinari, Qatip Osmani: Kam biseduar personalisht me të!

Vllaznia e Shkodrës, skuadër kjo që udhëhiqet nga strategu tetovar, Qatip Osmani, të dielën në terren vendas, në stadiumin “Loro Boriçi” do të mirëpret Kukësin në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligën shqiptare.

Si zakonisht në prag të ndeshjeve që e presin skuadrën shkodrane, para mediave flet trajneri Qatip Osmani, i cili përveç që foli për përgatitjet dimërore dhe gatishmërinë e ekipit të tij për pjesën e dytë të kampionatit, ai gjithashtu u ndal edhe të çështja, Çinari.

“Me drejtorin sportiv kemi vendosur të marrim përforcime në çdo repart, në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Kam kaluar shumë mirë me Erald Çinarin te Shkendija e Tetovës dhe ka bërë parqitje mjaft të mira gjatë kohës sime te ai klub. Sigurisht që do të dëshiroja ta kisha edhe te Vllaznia, madje kam biseduar personalisht me lojtarin në fjalë, por ai ka oferta edhe prej jashtë dhe sigurisht është akoma në kontratë me Shkëndijën e Tetovës, gjë që e bënë të vështirë transferimin e Çinarit te Vllaznia.” – u shpreh Qatip Osmani, i cili beson se skuadra do të përforcohet me lojtar të rinj, pasi realisht Vllaznia ka nevojë për tu rifreskuar.

“Besoj se do të kemi përforcime. Nuk mund të them një datë, por do të ketë. As nuk diskutohet që na duhen përforcime, sepse kampionati është i gjatë. Na presin edhe 18 ndeshje, pa llogaritur këtu edhe Kupen e Shqiperise dhe duhet të kemi sa më shumë lojtarë kualitativ” – tha Qatip Osmani, i cili nesër kundër Kukësit Vllazninë do ta udhëheq për herë të 9-të në ndeshjet e Superligës shqiptare, ku deri më tani ka regjistruar 4 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata.

Ndeshja Vllaznia – Kukësi në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër do të startojë në ora 17:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply