Shkëndija-Ararat, ja në cilën TV mund ta ndiqni

Shkëndija e Tetovës këtë edicion do prezantojë vendin tonë në Ligën e Konferencës, duke filluar që nga turi i parë eliminatorë, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i “kuqezinjëve” në këtë fazë eliminatore është skuadra armene e Ararat Yerevan, ndaj së cilës skuadër ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Shkup.

Edhe kjo ndeshje, njëjtë sikurse ajo e Ligës së Kampionëve midis FC Shkupit dhe Lincoln RED IMPS FC do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski”.

E njëjta në program është me datë 07 korrik me fillim në ora 20:00, dhe e njëjta do të transmetohet në ekranin e SuperSport 3. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply