KF Arsimi barazon me Lokomotivën në një ndeshje me 6 gola, Murati sërish në element

KF Arsimi dhe Lokomotiva gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një super ndeshje kontrolluese, që në fund u mbyll me 6 gola të shënuar dhe barazimin 3:3, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shqiptare nga Çegrani edhe pse në dy raste ishte në avantazh, madje në një moment edhe me dy gola në epërsi, në fund duheshe që të pajtohet me barazim.

Edhe në këtë ndeshje me lojë të mirë te KF Arsimi u dallua Vahit Murati, sulmuesi i huazuar nga rradhët e Voska Sport, i cili shënoi dy gola, ndërsa një tjetër realizoi ish kapiteni i Renovës, Burim Sadiki.

Vlen të theksohet se Murati në këtë ndeshje realizoi gol vetëm pas 25 sekondave lojë, pas një aksioni mirë të ndërtuar nga ekipi “verdhezi”, ku morrën pjesë edhe sulmuesi Shpend Asani dhe Huzri Xhemaili.

Kujtojmë, Murati shënoi dy gola edhe në ndeshjen debutuese ndaj FC Skopjes, ndërsa një gol tjetër kishte realizuar edhe ndaj KF Bashkimit nga Kumanova. Me dy golat e shënuar ditën e sotme, Murati arriti në kuotën e 5 golave të shënuar në 4 ndeshje të zhvilluara.

Një super përforcim ky për KF Arsimin për në stinorin pranveror, aty ku skuadra e trajnerit Vildan Saliu do ta nis me ndeshjen në transfertë kundër Vardarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply