Seleksionuesi i kombëtares angleze, Garet Sautgejt, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e qershorit në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2024, njofton ‘infOSport.mk”.
“Tre Luanët” fillimisht do të udhëtojnë në Maltë më 16 qershor, që më pas tre ditë më vonë në shtëpi të mirëpresin përfaqësuesen e Maqedonisë.
Për herë të parë ftesë për të qenë pjesë e kombëtares angleze, ka marrë ylli i Kristal Pallas, Eberechi Eze, i cili ka ecur me hapa të mëdhenj, që kur Roj Hoxhson morri drejtimin e skuadrës nga “Selhurst Park”.
Trent Alexander-Arnold është rikthyer në formacion për herë të parë që nga Kupa e Botës në Katar, ndërsa janë rithirru edhe Luis Dunk i Brajton dhe Tajron Mings i Aston Villas.
Ndërkohë futbollistë si Rahem Sterling dhe Fikayo Tomori janë lënë jashtë grumbullimit, derisa është ftuar një Kalvin Filips i Mançester Sitit, pavarësisht se ka luajtur vetëm 6% të minutave të përgjithshme.
Nik Pope, gjithashtu nuk bënë pjesë për shkak të lëndimit, njëjtë sikurse edhe Ivan Toney, i cili filloi pezullimin e tij tetë muajsh nga futbolli që nga java e kaluar. Në vend të këtij të fundit, Sautgejt ka ftuar Callum Ëilson nga rradhët e Njukasëll Junajted.
Kujtojmë, Anglia pas dy xhirove të para në kuadër të grupit “C”, kryeson renditjen me 6 pikë të plota, duke lënë pas Italinë dhe Maqedoninë e Bllagoja Milevskit, që ka zhvilluar vetëm një ndeshje, duke mundur Maltën në Shkup me shifrat 2:1. (infOSport.mk)
| Lista e futbollistëve të kombëtares angleze të ftuar për ndeshjet e qershorit kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut |
| Portierët |
| Sam Johnstone (Crystal Palace) |
| Jordan Pickford (Everton) |
| Aaron Ramsdale (Arsenal) |
| Mbrojtësit |
| Trent Alexander-Arnold (Liverpool) |
| Lewis Dunk (Brighton & Hove Albion) |
| Marc Guehi (Crystal Palace) |
| Harry Maguire (Manchester United) |
| Tyrone Mings (Aston Villa) |
| Luke Shaw (Manchester United) |
| John Stones (Manchester City) |
| Kieran Trippier (Newcastle United) |
| Kyle Walker (Manchester City) |
| Mesfushorët |
| Jude Bellingham (Borussia Dortmund) |
| Eberechi Eze (Crystal Palace) |
| Conor Gallagher (Chelsea) |
| Jordan Henderson (Liverpool) |
| Kalvin Phillips (Manchester City) |
| Declan Rice (West Ham United) |
| Sulmuesit |
| Phil Foden (Manchester City) |
| Jack Grealish (Manchester City) |
| Harry Kane (Tottenham Hotspur) |
| James Maddison (Leicester City) |
| Marcus Rashford (Manchester United) |
| Bukayo Saka (Arsenal) |
| Callum Wilson (Newcastle United) |
