Federata e Futbollit italian pak më parë ka hedhur shortin për sezonin 2017/2018, i cili është paraparë të fillojë me 20 gusht.
Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, sezonin e ri do ta nisë në shtëpi ndaj Kaljarit, ndërsa skuadra më e përfolur në merakton e verës, Milani, që u bë hit me transferimin e futbollistëve të rinj, ndeshjen e parë të sezonit të ri do ta nis si udhëtues ndaj Krotones. Fqinjët e tyre, Interi e nis kampionatin me një ndeshje të vështirë ndaj Fiorentinëes, Roma do të luajë kundër Atalantës së Etrit Berishës, ndërsa Napoli i Elseid Hysaj do të luajë kundër Veronës.
Sezoni 2017/2018 në kampionatin elitarë italian do të mbyllet me 20 maj, për shkak se vitin tjetër do të zhvillohet Botërori “Rusi 2018”.
Më poshtë keni ndeshjet e javës së parë, që starton me 20 gusht, ndërsa për të parë orarin e plotë të ndeshjeve të sezonit 2017/2018 në SERIE A, klikoni KËTU:
| SERIE A |
| Java e parë, 20 gusht: |
| Atalanta-Roma |
| Bologna-Torino |
| Crotone-Milan |
| Verona-Napoli |
| Inter-Fiorentina |
| Juventus-Cagliari |
| Lazio-Spal |
| Sampdoria-Benevento |
| Sassuolo-Genoa |
| Udinese-Chievo |
