Java e 5-të nis të premten me ndeshjen, Ak. Pandev-Renova

Java e 5-të në futbollin vendor do të startojë të premten me derbi ndeshjen, Akademia Pandev – Renova, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo njëherit një ndër përballjet më interesante të kësaj jave në elitën e futbollit vendor, që rikthehet pas gati dy javësh, për shkak paraqitjes së Përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret për Euro 2020.

Njëherit kjo do të jetë ndeshja e vetme që do të zhvillohet të premten dhe e njëjta do të transmetohet drejtëpërdrejtë në Arena Sport dhe TVM (15:00), ndërkohë 4 ndeshjet tjera në program janë të shtunën.

FC Shkupi me trajnerin e ri Bulent Akin do të kërkojë fitore përballë Sileksit, ndërsa fitoren e parë në sezonin e ri do ta kërkojë edhe Shkëndija në ndeshjen si vendas përballë Rabotniçkit.

Befasia e këndshme e këtij fillim sezoni, Struga Trim Lum në Shkup do të ketë një transfertë të vështirë përballë Vardarit, ndërkohë po në kryeqendrën tonë do të zhvillohet edhe ndeshja midis Makedonija GJ.P dhe Borecit.

Të gjitha ndeshjet e së shtunës do të startojnë në ora 15:30.

LPFM – Java V

E Premte:

AK. PANDEV

15:00h

RENOVA

E shtunë:

FC SHKUPI

15:30h

SILEKSI

SHKËNDIJA

15:30h

RABOTNIÇKI

VARDARI

15:30h

STRUGA TRIM LUM

MAKEDONIJA GJ.P

15:30h

BORECI

Leave a Reply