Verati pranë rinovimit me PSZH-në

Mesfushori italian, Marko Verati është në negociata të avancuara për të rinovuar kontratën të paktën edhe për dy vite të tjera me skuadrën e Paris Sen Zhermenit. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja “Gazzetta dello Sport”. Verati aktualisht me PSZH-në ka kontratë deri në vitin 2021, por drejetuesit e klubin duan ta mbajnë mesfushorin italian edhe për disa vite tjera.

Verati te PSZH-ja, erdhi në vitin 2012 nga Pescara për shifrën e 12 milionë eurove dëmshpërblim, ndërsa me ekipin francez ka fituar 6 tituj kampioni në “Ligue 1”.

Këtë edicion, Verati ka regjistruar katër paraqitje në kampionat, duke dhënë një asistim, ndërsa vlen të theksohet se ai gjithashtu është edhe pjesë e Kombëtares së Italisë, ku deri më tani ka regjistruar 3 gola në 34 paraqitje.

Leave a Reply