Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë ka shënuar fitore minimale 1:0 në transfertën përballë Kazakistanit, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2026, njofton “infOSport.mk”.
Një gol mjaft i bukur i shënuar nga Trajkovski në minutën e 33-të vendosi fatin e këtij takimi të zhvilluar në Astana.
GOLI: https://www.facebook.com/reel/1206200560975645
Me këtë fitore ekipi përfaqësues futbollistik i vendit tonë mund të ëndërrojë Botërorin, pasi në përfundim të katër ndeshjeve të para rë grupit “J”, numëron 8 pikë.
Dy fitore dhe po aq barazime, bëjnë që “verdhekuqtë” të ëndërrojnë kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Aktualisht Maqedonia mban vendin e parë me 8 pikë, një më shumë se Uellsi i vendit të dytë. (infOSport.mk)
