Ilir Daja me Dinamon e tij mundi shumë keq ish skuadrën e tij, Ballkanin

FC Dinamo City dhe Ballkani, janë dy nga shumë skuadra nga Shqipëria dhe Kosova që përgatitjet e tyre në prag të sezonit të ri, po i zhvillojnë në qytetin e bukur të Ohrit këtu në Maqedoni, shkruan “infOSport.mk”.

Që të dyja këto skuadra, të njohura për opinionin futbollistik më gjërë, sot në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër zhvilluan një ndeshje miqësore, në të cilën në fund fitores iu gëzua skuadra nga Superliga shqiptare, me shifrat 4:1.

Itodo shënoi dy gola për skuadrën “dinamovite”, derisa nga një gol tjetër shtuan edhe Nani dhe Bregu.

Leave a Reply