Shkëndija e Tetovës me 1 korrik në Tetovë do të mirëpret Dinamon e Ilir Dajës

Shkëndija prej mbrëmë është rikthyer në Tetovë, edhe atë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kontrolluese ndaj CSKA Sofjes.

Ky vendim erdhi si rrjedhojë e një procedure të zakonshme administrative, pasi Ambasada e Britanisë së Madhe “kuqezinjëve” pikërisht për sot dhe nesër (26 dhe 27 qershor) ju ka caktuar terminet për aplikimin e vizave të udhëtimit për në tokën britanike, aty ku me datë 08 korrik, Shkëndija do të luaj ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së The New Saints nga Uellsi.

Rikthimi në Tetovë edhe atë tre ditë më parë nga data e planifikuar, bëri që Shkëndija të anulojë ndeshjen kundër kampionëve të Sllovenisë, NK Olimpija Ljublana, ndërkohë të njëjtën do e zëvendësojnë me një ndeshje tjetër, këtë herë në Tetovë me datë 01 korrik kundër skuadrës së Dinamo City nga Shqipëria. (infOSport.mk)

Leave a Reply