Sileksi dhe Drita barazojnë në miqësoren në Bansko të Bullgarisë

Sileksi ka  barazuar 2:2 në miqësoren e zhvilluar sot në Bansko të Bullgarisë kundër skuadrës kampione të Kosovës, Drita FC, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e parë kontrolluese për skuadrën nga Kratova në tokën bullgare, pas atyre dy ndeshjeve kundër Rabotniçkit në vendin tonë, derisa e dyta për skuadrën e trajnerit Zekirja Ramadani.

Drita në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bansko, ishte mundur nga CSKA Sofje 1948 me rezultatin minimal 1:0.

Ndryshe, sot për Sileksin shënuan dy përforcimet e kësaj merkatoje, Martin Mirçevski dhe Miljan Govedarica, derisa për Dritën e Gjilanit, kishin shënuar Arb Manaj dhe Liridon Balaj, futbollistë ky i ardhur nga rradhët e Skënderbeut. (infOSport.mk)

Leave a Reply