EKSKLUZIVE, Bashkimi transferon mbrojtësin e FC Shkupit

Bashkimi me në krye Burak Hidën vazhdon të punojë me intensitet të lartë, kur janë në pyetje përforcimet e reja në prag të sezonit të ri garues, 2025/26.

Siç mëson eksluzivisht infosport.mk, skuadra kumanovare ka arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin e FC Shkupit, Esmin Liçina.

Informacionet tona thonë se i njëjti që sonte pritet të arrijë në Kumanovë dhe të firmos kontratë me “zigjelbërit”, të cilët vetëm sot prezantuan dy futbollistë të huaj, me eksperiencë edhe në futbollin europian.

Ata fillimisht prezantuan sulmuesin nigerian USMAN ADEKUNLE ISSA, që më pas të prezantojnë edhe reprezentuesin e Afganistanit, MOSAWER AHADI, që posedon edhe pasaportë finlandeze.

Sulmuesi i dy krahëve te Bashkimi vjen nga rradhët e skuadrës së Abu Muslim FC nga Afganistani, teksa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar në Finlandë, duke veshur fanellat e disa prej skuadrave të njiohura, përfshirë këtu edhe attë të Helsinki IFK.

Ndërkohë nigeriani, Adekunle Issa, te skuadra e Bashkimit vjen nga rradhët e MFK Zemplín Michalovce nga Sllovakia, aty ku luante që nga janari i vitit 2017-të.

Pra më shumë se 8 vite e gjysmë pjesë e futbollit sllovak, tashmë i gatshëm për të provuar veten edhe në futbollin e Maqedonisë, ku shpreson të shënojë sa më shumë gola.

Sa i përket boshnjakut Esmin Liçina, ky i fundit ka mjaft përvojë në futbollin tonë vendor, aty ku numëron afërsisht 150 ndeshje në Ligën e Parë, duke luajtur me skuadra, si Vardar, Skopje, Makedonija GJ.P dhe së fundmi, FC Shkupi.

Kjo do të jetë hera e parë, që në Maqedoni do të luaj me një skuadër jashtë Shkupit, derisa i njëjti kishte bërë karrierë edhe në Kosovë, duke luajtur me Malishevën.

Me këtë skuadër kishte luajtur edhe boshnjaku tjetër, Faruk Bihorac, për të cilin gjithashtu informuam ekskluzivisht se së shpejti do të veshë fanellën e Bashkimit të Kumanovës, që në këtë mënyrë po krijon një skuadër shumë respektabile për në Ligën e Parë, aty ku rikthehet të luaj pas gati dy dekadhash. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply