Spektakël futbollistik sot në Kumanovë

Bashkimi, që këtë vit u rikthye në elitën e futbollit vendor në provën gjenerale para startit të sezonit të ri do të mirëpret skuadrën e KF Prishtina e Re nga Kosova, që gjithashtu këtë vit u ngjit në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar, shkruan “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo një mundësi e mirë për të dyja skuadrat për të parë se çfarë realisht kanë punuar gjatë fazës përgatitore dhe se çfarë do ju ofrojnë tifozëve të tyre në sezonin e gjatë që i pret.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë, sot, kur rezultati është në plan të dytë, të dyja skuadrat para të pranishmëve në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë, do të ju ofrojnë spektakël, duke nderuar në këtë mënyrë edhe tifozët e shumtë gurbetçarë, që për momentin ndodhen në vendlindjen e tyre.

Ora 17:30, bëhu edhe ti pjesë e ndeshjes vëllazërore, Bashkimi-KF Prishtina e Re. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply