Struga Trim Lum prezanton sulmuesin e talentuar shkupjan, Altin Aliji

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka prezantuar futbollistin e talentuar 18-vjeçar, Altin Aliji. Edhe pse në moshë të re, i njëjti tashmë pas vetes ka eksperiencë edhe nga ndeshjet e Ligës së Parë, aty ku pritet sërish të jap kontributin e tij, këtë herë me fanellën e Struga Trim Lum.

Aliji, skuadrës së Struga Trim Lum i bashkohet nga rradhët e FC Ballkanit, te e  cila skuadër ishte transferuar verën e vitit të kaluar nga rradhët e Makedonija GJ.P.


 LEXO GJITHASHTU: 

EKSKLUZIVE, Struga Trim Lum shumë pranë transferimit të talentit shkupjan, Altin Aliji!


Pikërisht te skuadra nga Gjorçe Petrovi, Aliji kishte treguar potencialin e tij, duke debutuar me këtë skuadër që në moshë 16-vjeçare. Ai me ekipin e parë të skuadrës shkupjane kishte debutuar me datë 13 nëntor të vitit 2022, kur kishte mbushur saktë 16 vjet, 2 muaj e 19 ditë.

Që nga ai debutim, Altin Aliji me fanellën e Makedonija Gj.P zhvilloi plotë 32 ndeshje vetëm në kampionat, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola.

Pikërisht, golat janë detyra e tij e re, tashmë me fanellën e Struga Trim Lum.

Duke besuar në aftësitë e tij realizuese, por edhe potencialin që posedon ky futbollistë, drejtuesit e Struga Trim Lum kanë vendosur që me Altinin të nënshkruajnë një kontratë afatgjate, në bazë të së cilës, ai te skuadra strugane do të qëndrojë deri në vitin 2029. (infOSport.mk)

Leave a Reply