RTVM2 edhe njëherë tjetër do të bëjë transmetimin e drejtëpërdrejtë nga ndeshjet e Shkëndijës në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Sonte “kuqezinjtë” nga Tetova zhvillojnë një ndër ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni përballë Qarabag nga Azerbejxhani.
Ndeshja do të startojë në ora 18:00 sipas kohës sonë lokale, apo 20:00, sipas kohës lokale në Azerbejxhan. Kështu, që të gjithë që dëshirojnë të ndjekin ndeshjen Qarabag – Shkëndija, një gjë të tillë do të mund të bëjnë përmes televizorit në shtëpitë e tyre.
Gjëja e vetme që duhet bërë, është që të kërkojnë kanalin e RTVM2 dhe në të njëjtin do të kenë mundësinë të shijojnë emocionet e këtij takimi. (infOSport.mk)
