Strugani Isnik Alimi flet në prag të ndeshjes eliminatore kundër Lihtenshtejnit

Përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdon përgatitjet në Qendrën Stërvitore “Petar Milloshevski” për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit, e cila do të zhvillohet të dielën në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, në orën 18.00.

Mesfushori i përfaqësueses së Maqedonisë, Isnik Alimi, beson se tri pikët në ndeshjen kualifikuese kundër Lihtenshtajnit janë shumë më të rëndësishme, pavarësisht rezultatit dhe fitores me 1:0, 3:0 apo 5:0.

Mesfushori strugan  thotë se po analizohen gabimet nga ndeshja e fundit miqësore me Arabinë Saudite.

“Normalisht, kur humbet ndeshja nuk është mirë. Arabia Saudite është një ekip i mirë dhe ne filluam me disa lojtarë të rinj në formacionin titullar. Ishte një provë e mirë për ne, për të parë se sa larg jemi dhe duhet të analizojmë se çfarë shkoi keq në mënyrë që të mos ndodhë përsëri në ndeshjet e ardhshme. Tani çdo ekip kombëtar është serioz, por me Lihtenshtajnin duhet të fitojmë, nuk ka rëndësi nëse është 1:0, 3:0 apo 5:0, gjëja më e rëndësishme është ti fitojmë pikët në Shkup. Ky është qëllimi ynë për këtë ndeshje.” – është shprehur Isnik Alimi për faqen zyrtare të FFM-së.

Leave a Reply