Ernest Muçi sezonin e ri do të luaj me fanellën e Trabzonspor, aty ku kohë më parë luante edhe shkupjani, Enis Bardhi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është larguar nga Beshiktashi në formë huazimi për t’u bërë pjesë e skuadrës nga Trabzoni.
Mediat turke tashmë kanë bërë të ditura dhe shifrat e këtij operacioni midis dy klubeve turke. Fillimisht, Beshiktashi do të përfitojë 1 milionë euro nga huazimi i Ernest Muçit drejt Trabzonsporit.
Në kontratën e huazimit të 24-vjeçarit shqiptar ekziston edhe opsioni i blerjes. Në rast se Muçi do të bindë ekipin e tij të ri, ata do të paguajnë 8.5 milionë euro për blerjen përfundimtare.
Nëse shqiptari plotëson edhe bonuset me Trabzonsporin, këta të fundit në arkat e Beshiktashit do të shtonin edhe 500 mijë euro të tjera.
Pra, transferimi total i Ernest Muçit, Trabzonsporit do t’i kushtonte plotë 10 milionë euro.
Drejtuesit e Trabzonspor gjithashtu Muçit do t’i paguajnë edhe pagën për sezonin e parë si i huazuar në ekip, që kap vlerën e 2.5 milion eurove.
