KF Bashkimi ka filluar me prezantimin e futbollistëve të rinj. Pas sulmuesit Foday Traëally, drejtuesit e skuadrës kumanovare gjatë ditës së sotme prezantuan talentin 17-vjeçar, Bejzad Limani.
I njëjti është prodhim i shkollës së Bashkimit, ndërsa falë talentit dhe cilësive që posedon, drejtuesit e skuadrës “zigjelbër” me në krye Burak Hisën, i kanë ofruar atij edhe kontratën parë profesionale.
Ky vendim konfirmon edhe një herë tjetër besimin e plotë në projektin dhe filozofinë e Bashkimit, skuadër kjo që vazhdon të dëshmojë se është një shkollë e talenteve, ku e ardhmja ndërtohet me punë, disiplinë dhe vizion.
“Bejzadi është një prej tyre, një futbollist me karakter, disiplinë dhe potencial të madh – një futbollist që punon në heshtje, por që flet shumë në fushë. Nga ai presim shumë, sepse besojmë se kjo është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të suksesshme.” – thonë nga tabori i skuadrës kumanovare, që nga data 10 edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror.
Kujtojmë, Bashkimi pas plotë 17 viteve u rikthye në elitën e futbollit vendor, derisa stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 6-të me 22 pikë, po aq sa numëron edhe Arsimi një pozitë më lartë. (infOSport.mk)
