Milani i Montellas pa përgjigje për Napolin e Hysajt (VIDEO)

Milani i Montellas nuk është në nivelin e Napolit. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe takimi i tyre sonte në “Sao Paolo” ku “napolitanët” shënuan fitore të pastërt 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Përveç fitores, skuadra e Sarit ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në fushën e blertë, ku goli i parë u shënua në minutën e 33-të me autorë, Insinje.

Ishte ky një gol i cili u bë valid vetëm pas konfirmimit të VAR, pasi fillimisht arbitri kryesor Doveri vendosi ta anulojë të njëjtin pas sinjalizimit të anësorit për pozitë jashtë loje. Mirëpo nuk vonoi shumë dhe i njëjti u pranua, pas rishikimit të aksionit dhe golit të reprezentuesit italian, i cili megjithatë kishte qenë në pozitë të rregullt.

Ashtu si në pjesën e parë, edhe në të dytën Napoli arriti që të shënoj gol në rrjetën e Donarumas, kësaj rradhe me anë të Zielinskit, i cili në minutën e 73-të mjaft mirë u shërbye nga ana e Mertens dhe nga brendia e zonës shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e milanezëve, të cilët pësuan edhe disfatën e 6-të pas 13 xhirove të zhvilluara në “Serie A”, edhe përkundër faktit se në minutat shtesë të takimit përmes qendër mbrojtësit, Romanjoli shënuan golin e nderit.

“Kuqezinjtë” nga Milano me 19 pikë renditen në pozitën e 7-të, teksa Napoli me 35 pikë, apo 16 pikë më shumë me plotë meritë mban pozitën e parë, duke lënë pas vetes Juventusin që ka 31 pikë dhe një ndeshje më pak, atë kundër Sampdorias, që në program është gjatë ditës së nesërme.

 

Leave a Reply