Derbi madrilen shumë i luftuar, por pa asnjë gol të shënuar (VIDEO)

Derbi i Madridit si çdo herë dhuroi emocione të shumta, mirëpo për fat të keq sonte u mbyll pa asnjë gol të shënuar dhe fitues. Sfida e zhvilluar në “Uanda Metropolitana” ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, mirëpo me aktorët në fushë që nuk arritën të gjejnë zgjidhjen e duhur për të mposhtur portierët sonte.

Pjesa e parë u dominua nga “madrilenët” të cilët ishin më këmbëngulës,  por që nuk arritën dot të shënojnë në rrjetën e Oblak, i cili ishte dominues në zonën e tij, njëjtë sikurse edhe në pjesën e dytë, kur fare në fund Kristiano Ronaldo pati një rast të artë për të shënuar, mirëpo goditjen e tij Godin e devijoi në rivënie nga këndi.

Pas 12 javësh në La Liga të dyja skuadrat nga Madridi kanë tubuar nga 24 pikë dhe aktualisht renditen në pozitat 3 dhe 4 me 10 ngecje ndaj skuadrës kryesuese të Barcelonës.

“Katalunasit” më herët pa shumë probleme mundën Leganesin me rezultatin 3:0, falë një dopiete të shënuar nga Luis Suarez dhe një goli të shënuar fare në fund nga braziliani Paulinjo. Fitore gjatë ditës së sotme realizuan edhe Sevilja dhe Getafe, që mundën Selta Vigon, gjegjësisht Alavesin.

La Liga, Java XII

Getafe 4 – 1 Alaves
Leganes 0 – 3 Barcelona
Sevilla 2 – 1 Celta Vigo
Atl. Madrid 0 – 0 Real Madrid

Leave a Reply