Barcelona me një mungesë të rëndësishme ndaj Çelzit

Barcelona do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian kundër Çelzit.

Trajneri i “katalunasve” nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e qendërmbrojtësit, Zherard Pike, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Espanjollit, ndaj së cilës skuadër mbrojtësi spanjoll shënoi golin e vetëm dhe ndihmoi Barcelonën që nga kjo ransfertë e vështirë të largohet me një pikë.

Edhe pse Pike zhvilloi ndeshjen deri në fund, pas kontrolleve mjekësore të bëra më pas, dëmtimi kishte rezultuar më i rëndë se që mendohej.

Mbrojtësi do t’i mungojë Barcelonës për një muaj, ashtu që përveç ndeshjes ndaj Çelzit që në program është me 20 shkurt, do të humbas edhe ndeshjen e Kupës përballë Valencias, si dhe ndeshjet kampionale kundër Getafes dhe Eibar.

 

Leave a Reply