Filadelfia ndal dominimin e Nju Inglandit në “Super Boul”

Skuadra e Filadelfias është fituese e edicionit të 52-të në futbollin amerikan të quajtur “Super Boul”. Filadelfia në finale fitoi në më nyrë surprizë Nju Inglandin me rezultat 41:33. Patriots ishin favorit të mëdhenj për të triumfuar edhe në këtë sezon, mirëpo Filadelfia u tregua më e shkathët në periodat e fundit, duke rrëmbyer kështu triumfin Nju Inglandit.

Për Filadelfian ky ishte titulli i parë në histori që fitojnë në këtë kompeticion, ndërsa Nju Ingland mbeten në kuotën e 6 titujve. Kujtojmë që Nik Folis me plotë meritë u shpall MVP-ja i mbrëmjes finale.

Leave a Reply