Lajmi i ditës, Murinjo largohet nga Junajtedi për të marrë drejtimin e Realit!

Situata e ndërlikuar që po kalon Real Madridi ka bërë që të mendohet për një rikthim të bujshëm.

Përveç emrit të Antonio Konte, sipas “Daily Mail” nuk përjashtohet mundësia që në krye të “mbretërve” të vjen sërish Hoze Murinjo.

Mediat angleze sigurojnë se presidenti Florentino Perez dhe trajneri portugez janë ende miq të mirë dhe se për shkak të situatës së keqe që po kalon në  “Old Trafford”, ai po mendon për ta transferuar.

Sipas “Daily Mail”, presidenti i Real Madridit është i vetëdijshëm se Murinjo ende vlerësohet shumë mirë nga tifozët në “Bernabeu” dhe se ai ka përvojën e nevojshme për të rikthyer sërish një ekip fitues.

Mediat angleze shkruajnë se ky është një opsion shumë i komplikuar, por që po studiohet dhe vlerësohet nga drejtuesit e klubit mbretëror madrilen.

Leave a Reply