Lufta Khabib – Konor, thyen rekorde!

Lufta midis Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor ka thyer rekordin si meçi më i shikuar në historikun e MMA-s. Arritja e deritanishme ishte 1.65 milion abonues, që kishte ndodhur në revanshin midis irlandezit dhe Nejt Dias.

Kostoja e transmetimit të drejtpërdrejtë ishte $ 55 për SD dhe 65 $ për cilësinë HD.

‘Ende vazhdojnë të na vijnë të dhëna’, – komentoi numri një i UFC-së, Dejn Uajt. ‘Jam shumë i kënaqur. Nuk arritëm të bëjmë 3 milion shitje, mirëpo kemi arritur të bëjmë më shumë se dy milion. Ky është një rezultat i shkëlqyeshëm për sportet luftarake’.

Të ardhurat nga kjo luftë me shumë gjasa pritet të kalojnë shifrën e 150 milion dollarëve.

Leave a Reply