FA nis hetimet ndaj Murinjos, pas fjalëve të tij fyese

Nuk ka paqe për Hoze Murinjon. Pas fitores spektakolare të Mançester Junajtedit ndaj Njukasëll Junajtedit, kur nga 0:2, arritën që të kthejnë rezultatin në 3:2, ndaj portugezit ka nisur një hetim nga Federata e Futbollit për frazat fyese të trajnerit në përfundim të takimit në “Old Traford”.

Lëvizja e buzëve të Murijnos, e transmetuar nga televizionet në të gjithë botën, në momentin kur po dilte nga fusha, e kanë detyruar institucionin më të lartë të futbollit në Angli ta çojë çështjen për shqyrtim në komisionet përkatëse. Portugezi rrezikon gjobë dhe disa ndeshje pezullim.

Premierliga do të kthehet më 20 tetor, pas pauzës së shkurtër për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Në këtë xhiro do të zhvillohet edhe derbi i qytetit, ku Mançester Junajtedi do të jetë mysafir i Mançester Sitit në ‘Etihad Stadium’.

Nëse Federata e Futbollit do të vendosë para kësaj date hetimet dhe do ta dënojë me pezullim Murinjon, atëherë nuk do të mund të qëndrojë në bankinë në këtë ndeshje derbi.

Leave a Reply