Ermedin Adem largohet nga Shkupi, interesim për mesfushorin shfaq Renova dhe Rabotniçki!

Ermedin Adem nuk është më futbollist i FC Shkupit. Mesfushori dhe drejtuesit e skuadrës nga Çairi kanë vendosur bashkarisht se në këtë moment ndarja është në interes të dy palëve. Kështu ka ardhur deri te ndërprerja e parakohëshme e bashkëpunimit që sipas kontratës së firmosur verën që lamë pas i mbante palët të lidhura deri në verën e vitit 2020. 28 vjeçari tashmë është futbollist i lirë dhe sipas burimeve të televizionit SHENJA tashmë disa skuadra kanë shprehur interesim për shkupjanin. Renova, Rabotniçki e Bellasica janë shfaqur si alternativa për vazhdimin e kontratës në vendin tonë, ndërsa nga Kosova sinjale ka shfaqur Drita e Gjilanit.

Gjithsesi periudha kur ndodh ndarja duket se do ta detyrojë 28 vjeçarin të presë merkaton dimrore për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën. Ermedin Adem përveç Shkupit në karrierën e tij ka luajtur edhe me Teteksin, Makedonija Gjorçe Petrovin, Napredokun e Milanon e Kumanovës.

Leave a Reply