Godin humbi 3 dhëmbë, do të mungojë 3 javë (VIDEO)

Qendërmbrojtësi i Atletiko Madridit, Diego Godin do ti nënshtrohet një operacioni, pasi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencias humbi tre dhëmbë.

Uruguaiani pati një duel të ashpër me portierin kundërshtarë, Neto, ndërsa sipas mediave spanjolle Godin nga fushat e futbollit do të mungojë për rreth tre javë.

Në këtë mënyrë shtohen problemet e trajnerit Diego Simeone, i cili gjithashtu nuk mund të llogarisë për 20 ditë edhe në shërbimet e qendërmbrojtësit tjetër, Stefan Saviç, për shkak problemeve me muskuj.

Leave a Reply