Omeragiç së bashku me Çeferin mysafir të Mickoskit në Qeveri

Me ftesë të Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç, Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, sot po qëndron në vendin tonë.

I njëjti pasi në aeroportin e Shkupit u mirëprit personalisht nga Presidenti i Federatës së Futbollit vendor, Masar Omeragiç, me të cilin së bashku më pas ishin mysafir të Kryeministrit Hristijan Mickoski në  Qeveri.

“Vazhdojmë me një angazhim të fortë për të krijuar kushte për progres, investime dhe mundësi të reja për talentet e reja.” – kishte shkruar numri 1 i Qeverisë, Hristijan Mickoski, pasi i njëjti mirëpriti Presidentin e Shtëpisë së Futbollit europian, Aleksander Çeferin.

Në takimin që u zhvillua në Qeveri, së bashku me Masar Omeragiç ishin edhe Agim Ibraimi, një nga anëtarët e Bordit drejtues të FFM-së, si dhe Sekretari i përgjithshëm, Leonid Jandreoski.

Ndryshe në këtë takim, prezent ishte edhe Ministri i Sportit, Borka Ristovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply