Nën udhëheqjen e trajnerit Irfan Rexhallari, tre garuesit e klubit të mundjes Shkupi, morën pjesë në turneun ndërkombëtar “Cristo Lutte 2026”, ku arritën një sukses të jashtëzakonshëm duke siguruar dy medalje të arta për klubin shkupjan.
Kampionët e këtij turneu janë Jusuf Zaimi dhe Bamir Sejfullau. Vlen të theksohet se në kategorinë e Bamirit kishte rreth 30 garues, duke e bërë këtë sukses shumë të rëndësishëm dhe të vështirë.
Ndërsa në kategorinë e Jusuf Zaimit morën pjesë gjithsej rreth 18 garues, ku ai arriti të triumfojë dhe të shpallet kampion, duke treguar nivel të lartë dhe dominim në luftëra.
Në këtë turne mori pjesë edhe garuesi i tretë Ajan Murati, i cili gjithashtu pati paraqitje të mirë dhe përfaqësoi denjësisht KM Shkupi.
