LPFMV, ndeshjet e javës së 9-të luhen në termin të ri, ja kur luhet derbi FC Shkupi-Rabotniçki

Ndeshjet e javës së 9-të në elitën e futbollit vendor do të luhen një ditë më herët nga termini i zakonshëm, ai i ditës së diel, me përjashtim të derbit, FC Shkupi – Rabotniçki, njofton “infOSport.mk”.

Kështu 5 ndeshjet tjera të kësaj jave, ku do të takohen Bregallnica – Struga Trim Lum, Shkëndija – Boreci, Makedonija GJ.P – Renova, Skopje – Ak.Pandev dhe Pelisteri – Tikveshi, do të zhvillohen ditën e shtunë (02 tetor).

Ky ndryshim vjen edhe për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së vendit që e presin në fillim të muajit tetor, ashtu që ekipet e ligës së parë do të kenë në disponim një pushim më të gjatë, pasi ndeshjet e javës së 10-të në program do të jenë me 17 tetor.

Ndërkohë ndeshjet e xhiros së 6-të në Ligën e Dytë, Lindje dhe Perëndim do të zhvillohen gjatë ditës së diel (03 tetor). (infOSport.mk)

LPFMV – Java 9

Bregallnica 02.10 Struga Trim Lum
Makedonija GJ.P 02.10 Renova
Shkëndija 02.10 Boreci
Skopje 02.10 Ak.Pandev
Pelisteri 02.10 Tikveshi
FC Shkupi 03.10 Rabotniçki

Leave a Reply