Tanevski vjen me një listë të zgjeruar për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Suedisë

Seleksionuesi i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë U21, Aleksandar Tanevski ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të ciklit aktual kualifikues për Kampionatin Evropian.

Shpresat e vendit do të përballen me Malin e Zi më 1 tetor në Manastir dhe me Suedinë më 5 tetor në Falkenberg.

Para dy përballjeve kualifikuese, reprezentacioni i të rinjve do të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Rusisë U20.

Ndeshja është caktuar për 28 shtator në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Nga lista e gjerë, seleksionuesi Tanevski do ta përcaktojë më tej grupin e futbollistëve që do të jenë në garë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË FTUAR:

Portier: Lupçe Xhekov (Sileksi), Slave Vrgov (AP Brera), Nataniel Dimovski (Pelisteri), Nikolla Filevski (Bregallnica);

Mbrojtës: Zlatko Radevski (Teteksi), Gjorgje Tançev (AP Brera), Andrej Velkov (Bregallnica), Filip Cvetkovski (Vardari), Rexhep Murati (Malisheva – Kosovë), Luka Atanasovski (Teteksi), Adis Murat (Bashkimi), Davor Serafimov (Skopje), Mario Mitrev (AP Brera);

Mesfushorë: Vasil Tasovski (Mlladost Luçani – Serbi), Emir Shabotiq (Detonit Plaçkovica), Andrej Arizankovski (Shkëndija Haraçinë), Teodor Nikollovski (Tikveshi), Matej Angellov (Bregallnica), Ilija Masllarov (Lugano – Zvicër), Darijan Tasev (Bregallnica), Luka Trpevski (Crvena Zvezda – Serbi); 

Sulmues: Nikolla Veliçkovski (Skënderbeg – Shqipëri), Stefan Ristovski (Bashkimi), Nikolla Manojllov (Sileksi), Dimitar Danev (Vardari), Salim Arifi (KF Mitrovica – Kosovë), Marko Nikolovski (Ohrid Lihnidos), Admir Latifi (Osijek – Kroaci), Ariton Mehmedi (Shkëndija Haraçinë), Ditmir Hoxha (Lids Junajted), Muhamed Kurtishi (Rapersvill-Jona, Zvicër), Martin Xhangarovski (Radnik Surdulica– Serbi), Fadil Islamoviq (Kustoshija – Serbi), Ivan Shiriq (AP Brera);

Leave a Reply