Sonte San Marino-Shqipëri, Maran me 5 ndryshime në formacion!

Me të paktën 5 ndryshime të rëndësishme pritet të zbresë në fushë sonte kombëtarja shqiptare përballë San Marinos, ku tre pikëshi është detyrim për “kuqezinjtë” e trajnerit Rolando Maran.

Ky i fundit, bazuar edhe në emrin e kundërshtarit, ka mundësinë që të provojë futbollistë të rinj në formacion, i cili pritet të jetë sërish sipas skemës 4-2-3-1,

Me Berishën që rikonfirmohet në portë, sipas informacioneve që vijnë nga mediat shqiptare, mbrojtja do të ndryshojë nga krahët krahasuar me 11-tëshen përballë Bjellorusisë, me Samuel Sinën që do të debutojë me fanellën “kuqezi”.

19-vjeçari do të jetë në krah të djahtë të prapavijës në vend të Hysajt, ndërsa Mitaj do të rikthehet në krah të majtë në vend të Pilos. Qendra e mbrojtjes mbetet e pandryshuar me Gjimshitin dhe Ismajlin.

Edhe Ramadani nuk do të jetë në formacionin e parë, vendin e të cilit do ta zërë Shehu në qendër të mesfushës, bashkë me Asllanin.

Mehmeti e Uzuni do të vendosen nga Maran që nga minuta e parë, duke lënë në stol Seferin dhe Arbër Hoxhën, ndërsa Muçi edhe në këtë sfidë do të jetë në formacionin bazë. Në krye të slmit, do të jetë sërish Manaj.

Për sfidën e cila nis 20:45 në “San Marino” stadium, Maran ka ekip në gjendje të mirë fizike, përveç Klisman Cake që vazhdon të stërvitet vetëm, ndërsa portieri Simon Simoni thuhet se do t’i bashkohet skuadrës U-21 të Alban Bushit.

Leave a Reply