Në Konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve, doli edhe sulmuesi i Glasgow Rangers, Bojan Miovski. Ish futbollisti i Renovës, beson se Maqedonia duhet të tregojë unitet dhe përmes lojës kolektive të arrijë rezultatin e dëshiruar nesër mbrëma kundër Skocisë, që njëjtë sikurse neve, deri më tani ka tubuar vetëm 1 pikë pas dy xhirove të para në grupin 1 të Ligës B të Kombeve.
“Çdo periudhë në kombëtare sjell sfidat e veta. Tani jemi në një moment kur duhet të tregojmë unitet. Nuk patëm rezultatet që prisnim, por tani duhet të tregojmë se jemi ekip. Mund të flasim shumë, por gjithçka duhet ta tregojmë në fushë”, – tha Miovski, që njeh mirë mentalitetin e skocezëve, duke pasur parasysh se i njëjti më parë para se verën e vitit të kalular të rikthehej te Glazgow Rangers, për dy vite të plota (2022-2024) luante me fanellën e skuadrës së Aberdeen.
Pikërisht kjo, bën që Miovski të respektoj ekipin kombëtar skocez, por njëkohësisht beson se fusha vendase dhe qasja kolektive mund të jenë faktorë të rëndësishëm në ndeshjen e nesërme.
“Skocia është një kombëtare e shkëlqyer, ka lojtarë cilësorë dhe e dimë se ku luajnë. Ne luajmë në shtëpi dhe duhet të tregojmë cilësi. Nuk mund të mbështetemi te cilësia individuale. Nëse jemi kolektiv, do të rikthehen edhe rezultatet“, – u shpreh Miovski, që nesër do të kërkoj golin numër 10 jubilar me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën numëron 43 paraqitje.

