Jani Atanasov në Konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve, foli për atmosferën që mbizotëron në dhomat e zhveshjes dhe përkushtimin e futbollistëve të kombëtares pavarësisht dy humbjeve në dy ndeshjet e para të grupit 1 në Ligën “B” të Kombeve.
“Sigurisht që ka pakënaqësi pas dy humbjeve, por që kur jam pjesë e ekipit kombëtar nuk mbaj mend të ketë qenë keq dhe ndonjë lojtar të mos jetë angazhuar. Atmosfera mes nesh është e shkëlqyer dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv. Forca jonë është kolektivi”, – theksoi Jani Atanasov, futbollisti me origjinë nga Strumica, që me përfaqësuesen e Maqedonisë numëron 33 ndeshje dhe 3 gola.
Maqedonia dhe Skocia do të përballen të shtunën në orën 20:45 në Arenën Kombëtare „Todor Proeski“ në Shkup. Kryesor i ndeshjes do të jetë François Letexier nga Franca.

