Lajm i keq për Shkëndijën, Islami pëson lëndim të rëndë, do të mungojë disa muaj!

Ndeshja përballë Shkëndijës së Haraçinës rezultoi fatale për mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës, Drilon Islami, i cili pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje në fushën e blertë.

Futbollisti u detyrua ta braktisë lojën dhe u transportua me ambulancë në spital, ku ekzaminimet mjekësore konfirmuan thyerjen e klavikulës së krahut të djathtë, në pjesën e sipërme të shpatullës.

Për momentin, ekipi mjekësor ende nuk ka vendosur nëse trajtimi do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale apo nëse rehabilitimi do të realizohet përmes terapive. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se Islamin e pret një periudhë më e gjatë jashtë terreneve sportive, duke qenë një mungesë e rëndësishme për skuadrën kuqezi nga Tetova, që pjesë e parë të sezonit, nga gjithsej 4, e mbylli në pozitën e parë me 20 pikë, 3 më shumë se dy ndjekësit e saj më të afërt, Struga Trim Lum dhe Vardar. (infOSport.mk)

Leave a Reply