Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar në Shkup, pësoi disfatë nga moshatarët e saj të Serbisë, këtë herë me rezultatin 5:2. Kujtojmë, të përzgjedhurit e Goran Georgievskit, në ndeshjen e parë të zhvilluar dy ditë më parë, po në Shkup, kishin pësuar me shifrat 3:1.
Seria e golave u hap që në minutën e katërt, kur Novak Tufekxhiq i dha Serbisë epërsinë 1:0. Në minutën e 28-të u akordua penallti për mysafirët, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte sërish Tufekxhiq.
Maqedonia U15 këtyre dy golave iu kundërpërgjigj në fundin e pjesës së parë, kur me anë të Nenad Jovanoviq, ngushtoi epërsinë se Serbisë U15 në 1:2.
Pas shtatë minutash lojë në pjesën e dytë, Serbia kaloi në epërsi 3:1, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistrua Mateo Andrejiq.
Në minutën e 60-të, mysafirët tashmë shënuan edhe golin e katërt, me autorë Rade Vuliq.
Në minutën e 71-të, arbitri Darko Stojanov tregoi nga pika e bardhë për Maqedoninë, ndërsa i saktë doli të jetë Marko Martinovski, që në ato momente ngushtoi rezultatin në 4:2.
Megjithatë, këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar në këtë ndeshje kontrolluese, pasi Vuliq në minutën e 89-të vendosi rezultatin përfundimtarë, Maqedonia 2, Serbia 5.
Ndeshje kontrolluese:
MAQEDONIA – SERBIA 2:5
Stadiumi: Qendra Sportive pranë FFM-së, “Petar Milloshevski”
Arbitër kryesor: Hisham Temsamani (Maroku) Darko Stojanov
Asistentë: Daniele Milone, Samuel Frontedu (Itali) Petar Mihailov, Kiril Jovanov
Arbitër i katërt: Spire Arsov
Golashënues: Nenad Jovanoviqi 42’, Marko Martinovski 71’ (penallti) – Novak Tufekxhiq 10’, 28’ (penallti), Mateo Andrejiq 52’, Rade Vuliq 60’, 89’.
MAQEDONIA: 1. Davor Grabulovski, 3. Stefan Petrovski, 5. Martin Meçkarovski (4. Kalin Arsovski 46), 6. Marko Martinovski, 7. Afan Jonuzi, 8. Amir Baftijar (20 Viktor Grdanoski 90), 9. Adem Vukel (11. Nenad Jovanoviqi 29) (16. Rinor Paloshi 90), 10. Gabriel Mitev, Fudarski (17. Mihail Vasilevski 62), 13. Stefan Drndarovski (19. Anik Isufi 62), 21. Berat Fejzulahu (18. Kalin Karakashi 62), 23. Daniel Gilberti (2. Hari Papiq 90)
SERBIA:1. Dushan Zhvegliq (12. Ognjen Pajic 71), 2. Nikola Dramilic (14. Nikola Rangeloviq 62), 3. Veljko Zuviq, 4. Mateja Moldovanoviq (13. Davor Zhivkoviq 71), 5. Filip Glushac, 6. Filip Avramoviq (8. Andrija Martinoviq 62), 7. Luka Shinka (11. Rade Vugliq 46), 10. Novak Tufekxhiq (15. Vuk Teshic 71), 16. Stefan Neshkoviq (18. Marko Kotarliq 46), 17. Fabio Da Silva (20. Teodor Jeliq 62), 19. Danilo Radoviq (9. Mateo Andrejiq 46).

