Angellovski: Ndaj Shqipërisë do jetë ndeshja jonë më e mirë

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski, pret një përkrahje të madhe nga ana e tifozëve për ndeshjen e nesërme ndaj Shqipërisë. Ai thotë se ekipi i tij ndaj Shqipërisë do të luaj një ndër ndeshjet më të mira dhe se të gjithë futbollistët që do të zbresin në fushë do të japin më të mirën nga vetja.

“Presim një tifozeri të zjarrtë, sepse vërtet që kemi nevojë për ata. Mendoj se do të luajmë një ndër ndeshjet tona më të mira dhe kam ndjesi të mira, përballë fqinjëve të tanë, që gjithashtu do të duan të bëjnë mirë, pasi kanë të njëjtat motivime. Kjo ndeshje na jep shumë, lojtarët janë gati që të japin gjithçka për të provuar deri në fund shanset për kualifikim” – tha Angellovski në konferencën për shtyp për gazetarë.

I pyetur lidhur me formacionin e ndeshjes së nesërme, Angellovski, u përgjigj: ”Nuk ka rëndësi se cila skuadër do të zbresë në fushë, por s’i do të luajë dhe çfarë do të japë. Pikërisht kjo mund të na çojë drejt suksesit”.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë zhvillohet të martën me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply