Refuzohet ankesa e Mane, FA pezulloi atë për tre ndeshje

Sadio Mane do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme që skuadra e tij Liverpull do ti luajë në Premierligë.

Sulmuesi i skuadrës nga “Enfilld Roud” këkroi që t’i hiqej kartoni i kuq, por ankesa e tij është refuzuar menjëherë, ashtu që ai do të mbetet i pezulluar.

Sulmuesi i Liverpullit bëri një ndërhyrje tejet të ashpër ndaj portierit të Mançester Sitit në ndeshjen e së shtunës, pas së cilës me plotë të drejtë u ndëshkua me kartonë të kuq. Mane i ra me taka në fytyrë gardianit Ederson, i cili qëndroi pa ndjenja në fushë për t’a dërguar më tej në urgjencë me ambulancë.

Mane kërkoi falje për veprimin e tij ndërsa gardiani brazilian i “pasanikëve” ka vazhduar stërvitjen me ekipin me një kokore mbrojtëse për të mos pësuar dëmtime në plagët e marra në fytyrë.

 

Leave a Reply