Hamilton triumfon në Singapore, thellon diferencën ndaj Fetel

Piloti britanik, Luis Hamilon ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Singapore. Me këtë fitore Hamilton thelloi diferencën në klasfikim ndaj Sebastian Fetel, i cili pas një aksidenti me Kimi Raikonen dhe Verstapen, duheshe që të braktis garën e sotshme.

Hamilton ka regjistruar sot fitoren e 60-të në karrierë dhe të 7-tën këtë sezon, duke bërë që tashmë të kryesojë renditjen me 263 pikë, 28 më shumë se Fetel i vendit të dytë.

Në vendin e dytë në garën për Çmimin e Madh të Singapore, u ndal australiani i Red Bull, Rikiardo, ndërsa vendi i tretë i takoi pilotit tjetër të Mercedes, finlandezit Botas.

Fat i keq për Ferrarin, ku Raikonen dhe Fetel u detyruan të braktisin garën pas një përplasjeje për shkak të Verstapen.

Leave a Reply