Mesi shpëton Barcelonën nga disfata me Seviljen (VIDEO)

Një gol i Suarezit dhe një i Mesit në dy minutat e fundit të ndeshjes ndaj Seviljes, shpëtuan Barcelonën nga disfata e parë e sezonit në kampionatin spanjoll, La Liga, duke e mbyllur transfertën me rezultat të barabartë 2:2.

Suarez shpërdoron një mundësi të mirë në minutat e para, disa minuta pas tij edhe Muriel. Ndeshja është e hapur dhe mungesa e Messi-t ka bërë që Sevilla të ketë besim te një rezultat pozitiv këtë ndeshje. Dhe në minutën e 36’ Franco Vasquez zhbllokon rezultatin pas një goditjeje brenda zonës që mposht portierin ter Stegen. Mbrojtja e Barcelona-s mund të kishte bërë më shumë. Pas pushimit Luis Muriel dyfishon rezultatin dhe përsëri bën të duket keq mbrojtjen katalanase.

Valverde ndërhyn menjëherë dhe fut në fushë Lionel Messin. Ndeshja ndryshon dhe Barça krijon më shumë duke rrezikuar portën kundërshtare në disa raste dhe Suarez ngushton diferencën në minutën e 88’ pasi priste si grabitqar në shtyllën e dytë. Barça nuk harxhon kohë fare dhe as 60 sekonda më pas Leo Messi barazon rezultatin dhe i jep Barazimin katalanasve. Barcelona fiton një pikë të rëndësishme dhe ruan pathyeshmërinë.

Leave a Reply