Juve megjithatë është i fuqishëm për Milanin e Gatuzos (VIDEO)

Juventusi është treguar i fuqishëm për Milanin e Xhenaro Gatuzos, duke i mundur “kuqezinjtë” me rezultatin 3:1 në ndeshjen derbi të javës së 30-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse pamë një Milan mjaft mirë të organizuar në këtë përballje, madje në disa momente edhe më dominues, megjithatë në fund “Zonja e Vjetër” i’a arriti qëllimit që të marrë tre pikët dhe ti shkëputet në +4 pikë ndjekësit më të afërt, Napolit.

Paolo Dybala në minutën e 7-të me një goditje nga jashtë zonës mposhti Donaruman, ndërsa kundërpërgjigja e “rossonerëve” erdhi në minutën e 28-të, kur në rrjetën e Bufon shënoi ish shoku i tij, Leonardo Bonuçi.

Kapiteni milanez shënoi me kokë, ndërsa pas kësaj pasoi festa e tij, si kundërpërgjigje për fërshëllimat e vazhdueshme nga ana e publikut vendas ndaj çdo kontakti të tij me topin.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë, kur ndoshta Milani ishte kundërshtarë më i mirë, ishte Juve që shfrytëzoi rastet dhe me anë të Kuadrados (79’) fillimisht kaloi në epërsi edhe për herë të dytë në këtë ndeshje, teksa fitoren e kampionëve në fuqi e vulosi Sami Khedira me golin e realizuar në minutën e 87-të.

Falë kësaj fitore Juve tashmë numëron 78 pikë, 4 më shumë se Napoli i vendit të dytë, teksa Milani mbetet në pozitën e 6-të me 50 pikë të tubuara.

Leave a Reply