Franca dhe Portugalia prejnë biletën për në KB “Rusi 2018” (VIDEO)

Sonte janë mbyllur ndeshjet e fundit të fazës së grupeve për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Janë Franca dhe Portugalia dy kombëtaret e rradhës që kanë siguruar një biletë për në Botëror në ndeshjet e tyre të fundit të grupeve duke arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, gjegjësisht Zvicrës.

Ndërkohë Suedia, Zvicra dhe Greqia janë kombëtaret që siguruan një vend për në ndeshjet e fazës “play-off”, ku do të luajnë edhe Italia, Kroacia, Danimarka, Irlanda dhe Irlanda e Veriut.

Grupi A – Franca ka fituar 2:1 ndaj Bjellorusisë. Golat e Griezman dhe Zhiru ishin të mjaftueshëm për skuadrën e Deshamp për të siguruar një biletë për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi. Në ndeshjen tjetër të grupit Holanda mundi Suedinë me rezultatin e pastërt 2:0, mirëpo ishte kjo një fitore pa shumë vlera për “tulipanët”, të cilët megjithatë në fund duheshe të kënaqen vetëm me pozitën e tretë në grup.

GRUPI B- Portugalia ka fituar ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës duke siguruar një biletë direkt për në Rusi, ndërkohë që helvetët për të qenë pjesë e Botërorit të ardhshëm do të duhet që të kalojë fazën e “play-offit”. Hungaria më vështirë se sa pritej mundi Ishujt Faroe, ndërkohë Letonia ishte superiore në përballjen ndaj Andorës, duke shënuar fitore të thellë me rezultatin 4:0.

GRUPI HGreqia ashtu siç pritej mundi me lehtësi 4:0 Gjibraltarin, ndërkohë që kryesuesit e Belgjikës me po të njëjtin rezultat mundën  Qipron. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Bosnja e Hercegovina me rezultatin 2:1 mundi Estoninë në transfertë.

 

Eliminatoret për Botërorin “Rusi 2018”

Ndeshjet në grupet A, B dhe H

Belgjika 4 – 0 Qipro
Estonia 1 – 2 Bosnja e Hercegovina
Franca 2 – 1 Bjellorusia
Greqia 4 – 0 Gjibraltari
Letonia 4 – 0 Andora
Luksemburgu 1 – 1 Bullgaria
Hungaria 1 – 0 Ishujt Faroe
Holanda 2 – 0 Suedia
Portugalia 2 – 0 Zvicra

Leave a Reply