Maqedonia superiore ndaj Bjellorusisë

Maqedonia ka zhvilluar edhe një super ndeshje, kësaj rradhe në Shkup në përballjen miqësore ndaj Bjellorusise, në të cilën ndeshje skuadra e udhëhequr nga seleksionuesi Igor Angellovski shënoi fitore me rezultatin e pastërt 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo edhe një fitore më se e merituar e futbollistëve “verdhekuq”, të cilët më në fund po arrijnë edhe të shënojnë, pas gjithë atyre ndeshjeve të mira, por ku mungonte rezultati.

Stefan Spirovski shënoi golin e epërsisë në këtë përballje 5 minuta para fundit të pjesës së parë, ndërkohë në pjesën e dytë fjalën kryesore e kishte kapiteni, Goran Pandev, i cili arriti që të shënojë dy gola pas një kohe të gjatë me fanellën e kombëtares së Maqedonisë.

Në këtë ndeshje pjesë e formacionit të parë te Maqedonia ishte edhe futbollisti shqiptarë i Luganos, Ezgjan Alioski, i cili për shkak suspendimit nuk ishte pjesë ndeshjes me Lihtenshtejnin, ndërsa  gjatë pjesës së dytë u inkuadruan edhe Ibraimi dhe Ejupi.

Rikujtojmë të premten përfaqësuesja e Maqedonisë me po të njëjtin rezultat (3:0), mundi Lihtenshtejnin në ndeshjen e vlefshme eliminatore për Botërorin “Rusi 2018”.

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply