ZYRTARE, Emini prezantohet te Drita e Gjilanit

Izair Emini edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Dritës së Gjilanit. Pasi i përfundoi kontrata me kampionët e Maqedonisë të Shkëndijës, Emini pranoi ofertën e skuadrës gjilanase, që ishte më joshëse dhe që bindi golashënuesin më të mirë për sezonin e kaluar te “kuqezinjtë” nga Tetova (11 gola, po aq sa Besart Ibraimi).

Për Eminin do të jetë kjo eksperienca e parë në futbollin elitarë të Kosovës, aty ku për shërbimet e tij interesoheshe edhe Gjilani, teksa interes kishte shfaqur edhe skuadra nga Superliga e Shqipërisë, Teuta, njofton “infOSport.mk”.

Emini siç kemi paralajmëruar edhe më herët, me Dritën ka firmosur që javë më parë, ndërsa promon e prezantimit të tij, skuadra gjilanase përmes rrjeteve sociale e ka lëshuar vetëm sot, edhe pse aktualisht Emini ndodhet në pushime në Antalia të Turqisë, aty ku do të qëndrojë deri me 25 qershor, që më pas ti bashkohet skuadrës së tij të re, aty ku do të jetë nën urdhërat e trajnerit Ardian Nuhiu, me të cilin në vitin 2011-të ishin shpallur kampion te Shkëndija.

Pikërisht trajneri Ardian Nuhiu ishte faktori kyç që luajti rolin kryesor për përzgjedhjen e Eminit, ndërsa njëkohësisht edhe oferta e lartë financiare e prezantuar nga “bardhekaltërit”, që Eminin e bëjnë një ndër futbollistët më të paguar në futbollin kosovar me një pagë vjetore prej 50 mijë euro.

Leave a Reply