Përplasje Zidane-Ronaldo! Reali po mendon për Joakim Lëv

Rezultatet jo të mira në La Liga si dhe një konfrontim së fundmi me yllin e skuadrës, Kristiano Ronaldo, kanë bërë që Reali i Madridit të mendojë

për pasuesin e francezit.

Sipas “Don Balon” drejtuesit madrilen po mendojnë për trajnerin e Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, i cili në krye të “pancerave” mund të jetë vetëm edhe gjatë Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Numri një i “Mbretërve”, Florentino Perez thuhet se ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e gjermanit, i cili asnjëherë nuk e ka mohuar se do i pëlqente një aventurë e re në krye të ndonjë skuadre të madhe.

Ndërkohë sa i përket konfrontimit me Kristiano Ronaldon, po i njëjti burim bënë me dije se ai kishte ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së fundit ndaj Atletiko Madridit, ndeshje kjo që u mbyll me barazim 0:0.

Tashmë kur janë zhvilluar 12 xhiro në Lla Liga Reali ngec plotë 10 pikë ndaj rivalit të përbetuar, Barcelonës që kryeson renditjen me 34 pikë.

Leave a Reply