Ish futbollisti i Bajernit të Munihut kapet me drogë!!!

Kokain në makinat e ish-futbollistit të Bajern Munihut, Kristian Lell, ka gjetur gjatë ditës së sotme policia gjermane, e cila po përcillte një kohë më të gjatë futbollistin gjerman.

Gjithashtu te Lell policia gjermane ka zuluar një sasi të madhe parash të gatshme, që i’a vështirësojnë edhe më shumë punën ish futbollistit “bavarez”.

“Nuk ka pasur drogë. Klienti ynë ka bashkëpunuar mjaftë mirë me autoritetet hetuese”, – ka thënë avokati i Lell pasi lajmi veçmë kishte bërë bujë në mediat gjermane.

Zyrtarët gjithashtu kanë bastisur një makinë luksoze të tipit “Bentley”, e cila ishte e parkuar afër garazhit, brenda së cilit ndodheshin dy vetura tjera të markës së njohur, Ferrari.

Kristian Lell pjesë e Bajernit të Munihut ishte plotë 7 sezone (2003-2010), duke regjistruar afro 140 ndeshje dhe 4 gola.

Ai luajti edhe te ekipi spanjoll Levante, ndërsa gjatë karrierës së tij në Bundesligë, ai kishte veshur edhe fanellën e Këllnit dhe Hertës së Berlinit.

Leave a Reply