Basketboll, KB Shkupi nesër përballë Kumanovës në Çair

Klubi i basketbollit Shkupi nesër në Çair do të pret skuadrën e Kumanovës për ndeshjen e vlefshme të xhiros së 9-të në elitën e basketbollit vendor. Të përzgjedhurit e Enver Miftarit të entuziazmuar pas dy fitoreve rresht në kampionat, kërkojnë që edhe në përballjen e nesërme ta vazhdojnë serinë me fitore.

Takimi Shkupi-Kumanova zhvillohet nesër në palestrën “Shaban Trstena” në Çair, duke filluar nga ora 18:00. “Bardhekaltërit” ftojnë publikun që të vijnë në numër sa më të madh për t’i përkrahur ata në këtë ndeshje të rëndësishme.

Leave a Reply